Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rinumërim votave në Tiranë, vendimi pas kërkesës së dy përfaqësuesve të PD në KAS
👁10750
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rinumërojë të gjitha votat e qarkut të Tiranës. Partia Demokratike shfrytëzoi të drejtën ligjore të dy anëtarëve të propozuar nga ajo në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve për të hapur 1281 qendrat e votimit të Tiranës. “Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS do bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë”, tha Ledio Braho. Bazuar mbi këtë vendim do të rinumërohen rreth 450 mijë vota të Tiranës për partitë politike por edhe për kandidatët duke plotësuar kështu kërkesat e garuesve të PD si Ilir Alimehmeti për rinumërimin e votave. Përveç...