Rinis projekti i FSHF-së “Step by Step”, në fushë zbresin futbollistet e grupmoshës U-17

Rinis projekti i FSHF-së “Step by Step”, në fushë zbresin futbollistet e grupmoshës U-17

5 Shtator 2026 17:09 Telesport Projekti “Step by Step”, i organizuar nga Federata e Futbollit, ka rifilluar aktivitetin për sezonin e ri me një program të strukturuar stërvitor dhe seleksionues për grupmoshat e reja. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u zhvillua një seancë stërvitore me futbollistet e grupmoshës U-17, të cilat aktivizohen me klubet që marrin pjesë në kampionatin shqiptar. Kjo seancë shërbeu njëkohësisht si një mundësi për të vëzhguar dhe testuar nga afër disa prej futbollisteve më të spikatura të kësaj grupmoshe. Në fokus të stafit teknik kuqezi, me në krye trajneren Cyme Lulaj, është përgatitja për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian U-17, teksa puna me lojtaret vijon në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë seancës, stafi teknik pati mundësinë të vlerësojë...