Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rimëkëmbja e Ukrainës, Rama: Paqja nuk vjen vetëm duke folur, duhet plan kurajoz
Në konferencën “Rimëkëmbja e Ukrainës” që po mbahet në Romë, Kryeministri i Shqipërisë kërkoi nga BE që të mbledhë forcat për të bërë një plan ambicioz dhe kurajoz për të sjellë paqen mes Ukrainës dhe Rusisë. Sipas shefit të qeverisë shqiptarë, nuk mjaftojnë vetëm diskutimet rreth paqes, por ka ardhur koha për të vepruar. “Motra ime e dashur Giorgia, i kujtoi të gjithëve sot që të gjitha rrugët të çojnë në Romë! Shqipëria është një vend i vogël, me burime modeste. Ajo nuk ka fuqi për të ndryshuar shumë në fushë-betejë, por kemi qenë dhe do të jemi sëbashku me...