Rikthimi i Skënderbëut në nëntor të vitit 1443 dhe marrëveshja apo plani me Huniadin

Rikthimi i Skënderbëut në nëntor të vitit 1443 dhe marrëveshja apo plani me Huniadin

NGA: GJON KEKA Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi ishin dy aleatë besnik që i shërbyen kauzës së njëjtë ,prandaj Europa i quajti ata: “heronjtë dhe bijtë e palodhur të lirisë dhe mbrojtjes së Europës.” Sipas F.Némellyek,”Huniadi ishte i informuar për të gjithë planin e Gjergj Kastriotit për rikthim në atdhe që në fillim, dhe kjo tregoi rezultatin e betejës dhe fitores.” Pra sikur shihet Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi kanë lidhur marrëveshje apo Besëlidhje rreth planit të shpëtimit respektivisht rikthimin në gjirin e atdheut në nëntor të vitit 1443 të Gjergj Kastriotit i cili në fakt e mendonte atë natë e ditë sa ishte në oborrin e Sulltanit.“Gjergj Kastrioti ishte një luftëtar i pakrahasueshëm,i cili i rezistoi me pak arbërorë forcave kolosale të pushtuesit të Kostandinopojës,...