Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta para

Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta para

Në orët e para të së dielës, 30 mars, u ndërrua ora. Në orën 02:00, akrepat e orës shkuan 60 minuta para. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Gijotina.com