Rihapet gara për Drejtor të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues i RTSH rrëzon procedurat e 6 janarit

Rihapet gara për Drejtor të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues i RTSH rrëzon procedurat e 6 janarit

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vendosi me të gjitha votat e anëtarëve prezentë të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Në mbledhjen e së martës, Këshilli Drejtues vendosi po ashtu të rihapë garën me procedurat që e rinisin atë nga e para. Deri në datën 15 prill, të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore, që mund të gjenden në faqen zyrtare...

Burimi: zeri.ai