Ridvan Murati fiton “Community Hero Award 2026” nga Swissalbs
20 September, 2026 - 18:44 Aktori, producenti dhe veprimtari kulturor Ridvan Murati është shpallur fitues i çmimit “Community Hero Award 2026”, në kuadër të Swissalbs Award Gala Night 2026, që po mbahet në Kongresshaus Zürich. Çmimi i është ndarë Muratit për kontributin e tij ndër vite në art, kulturë dhe jetën e komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe për angazhimin në krijimin e urave mes komunitetit shqiptar dhe shoqërisë zvicerane. Ridvan Murati është aktiv në fushën e aktrimit, produksionit dhe aktiviteteve kulturore që nga viti 2000. Që nga viti 2008 ai jeton dhe vepron në Zvicër, ku ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme teatrore, televizive dhe filmike në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Zvicër. Në kinematografinë zvicerane, një nga angazhimet e tij të fundit...
Burimi:
kultplus.com