Rezervohen të gjitha vendet për “Opera Gala” në pesëvjetorin e Operës së Kosovës

Rezervohen të gjitha vendet për “Opera Gala” në pesëvjetorin e Operës së Kosovës

17 November, 2026 - 10:14 Të gjitha vendet për koncertin “Opera Gala”, që organizohet me rastin e pesëvjetorit të themelimit të Operës së Kosovës, janë rezervuar. Lajmin e ka bërë të ditur Opera e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar se nuk ka më vende të lira për këtë ngjarje. Në koncert do të performojë sopranoja Elbenita Kajtazi, nën dirigjimin e Carlo Goldstein, së bashku me Orkestrën Simfonike të Operës së Kosovës. “Opera Gala” do të mbahet më 19 nëntor 2026, në Klan Arena në Prishtinë, ndërsa dyert për publikun do të hapen në orën 18:30./KultPlus.com Screenshot