Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2
Rey Manaj ishte protagonist absolut në barazimin 2-2, duke realizuar të dy golat për skuadrën e tij dhe duke i dhënë një tjetër sinjal pozitiv Kombëtares shqiptare. Sulmuesi shqiptar e nisi “shpërthimin” në minutën e 62-të, kur shënoi golin e parë për të ngushtuar diferencën në 1-2. Vetëm 9 minuta më vonë, në të 71-tën, Manaj u shfaq sërish në vendin e duhur dhe realizoi golin e dytë personal, duke vendosur rezultatin përfundimtar në 2-2.Një dopietë fantastike e Manajt, i cili rikthehet në qendër të vëmendjes me një paraqitje vendimtare. Sulmuesi kuqezi tregoi edhe një herë nuhatjen e tij për gol, duke i dhënë skuadrës një pikë pas një pjese të parë të vështirë.
Burimi:
javanews.al