‘Revolucioni i Flamingove’, Rama për gazetën gjermane: Për mua është një sfidë, por Shqipëria s’është në ‘shitje’

‘Revolucioni i Flamingove’, Rama për gazetën gjermane: Për mua është një sfidë, por Shqipëria s’është në ‘shitje’

edi rama-gazeta gjermane TIRANË- Protestat qytetare në Tiranë, të njohura ndryshe si “Revolucioni i Flamingove”, vijojnë të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull protestave, me në fokus kërkesat e protestuesve dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas artikullit, protestat, që po vijojnë prej më shumë se 100 ditësh, nuk kanë marrë përmasat e një revolte masive. Ndërkohë, shkrimi pasqyron edhe qëndrimin e Ramës, i cili shprehet se, në parim, është shenjë pozitive kur njerëzit dalin në rrugë për biodiversitetin, mbrojtjen e mjedisit dhe çështje të tjera me interes publik. Në artikull trajtohet gjithashtu debati për projektet turistike në jug të vendit, përfshirë investimet e lidhura me Jared Kushner, si dhe shqetësimet e ngritura për...