Revoltë nga studentët në Tiranë, 23 persona të arrestuar. PS dënon dhunën, PD akuzon qeverinë për represion

Revoltë nga studentët në Tiranë, 23 persona të arrestuar. PS dënon dhunën, PD akuzon qeverinë për represion

Për më shumë se 4 orë, Ministria e Arsimit dhe ”Rruga e Durrësit”, u shndërruan në një fushë beteje mes studentëve dhe jo vetëm dhe Policisë së Shtetit. Ndryshe nga herët e tjera, protestën e nisur prej orës 14:00 përballë Ministrisë së Arsimit, këtë të martë studentët e mbajtën me revoltë. Ata shkulën gardhin metalik rrethues të godinës, gjuajtën me pllaka guri që i shkulnin nga trotuari, dhe kanë thyer xhamat e Ministrisë. Më herët gjatë protestës, studentët hodhën ujë me ngjyrë, vezë dhe shkruan fjalë në muret e Ministrisë së Arsimit. “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, kanë qenë disa nga mbishkrimet. Policia e Shtetit ka shoqëruar 23 persona pas episodeve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë godinës së Ministrisë së Arsimit....