Revoltë në burgun e Pisas në Itali, shqiptari hyn live në Tik Tok: Po shqyejnë dyert! Gardianët në alarm: Burgjet, jashtë kontrollit

Revoltë në burgun e Pisas në Itali, shqiptari hyn live në Tik Tok: Po shqyejnë dyert! Gardianët në alarm: Burgjet, jashtë kontrollit

Sindikata e Policisë Penitenciare Italiane denoncon se në burgjet italiane po regjistrohen revolta dhe protesta mes të burgosurve, si dhe episode që përfshijnë agjentët e Policisë Penitenciare. Në një video të siguruar nga gazetarja e Alba Kepi për redaksinë e Syrit, shfaqen të burgosur shqiptarë në burgun e Pizës duke komunikuar përmes video-telefonatave me miq dhe familjarë, ndërsa komentojnë situatën brenda burgjeve. Në video një i burgosur shqiptar ka hyrë live në tik tok dhe flet me një person të njohur të tij po shqiptar duke i treguar dhe shpjeguar situatën se çfarë ndodh Brenda. “Po vijnë skuadretat, të tregoj në dritare dritat blu që kanë rrethur burgun” thotë ai.  Ndërkohë në sfond duken dhe disa të burgosur të cilët përpiqen të hapin me forcë...