Pastrim parash nëpërmjet gift-eve të TikTok? Aleks Visha dhe ‘Samy Dubai’ në qendër të investigimit
Dhuratat virtuale në transmetimet LIVE të TikTok po vihen në qendër të një investigimi gazetaresk që ngre dyshime për përdorimin e platformës si kanal të mundshëm për pastrimin e parave me origjinë kriminale. Investigimi i publikuar nga Fanpage.it, në bashkëpunim me gazetarin Roberto Saviano, shqyrton mënyrën se si funksionon qarkullimi i parave përmes dhuratave virtuale dhe LIVE match-eve, duke përmendur edhe emra si TikTokeri shqiptar Aleks Visha dhe personazhi i njohur në platformë si “Samy Dubai”. Mekanizmi nis me blerjen e monedhave virtuale me para reale. Përdoruesit i shndërrojnë ato në dhurata që u dërgohen krijuesve të përmbajtjes gjatë transmetimeve LIVE. Këta të fundit marrin diamante virtuale, të cilat më pas mund të konvertohen në para. Sipas përllogaritjeve të Fanpage.it, një dhuratë “Luan”, që kushton...
Burimi:
ntv.al