No Image Available

Tre fuqitë bashkojnë firmat/ Nga nafta te OKB, këto janë 4 pikat e marrëveshjes

Trump, Putin dhe Xi Jinping në një deklaratë të përbashkët për paqen botërore. Tre liderët kanë miratuar në përfundim të samitit trepalësh në Shenzhen të Kinës një dokument që parashikon angazhime për uljen e rreziqeve bërthamore, bashkëpunimin energjetik, reformimin e OKB-së dhe çështjen e imunitetit të zyrtarëve shtetërorë. “Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë kurrë”, thuhet në mesazhin kryesor të deklaratës, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit dhe transmetuar nga televizioni shtetëror kinez CCTV. Në dokument, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina angazhohen të zhvillojnë dialog për reduktimin e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. Ky qëndrim vjen në një kohë kur rivalitetet mes fuqive të mëdha dhe tensionet ndërkombëtare...