Sulmet hibride ruse, ligjvënësit amerikanë kërkojnë transparencë: Departamenti i Shtetit të raportojë çdo tre muaj
Tre ligjvënës demokratë kanë propozuar një legjislacion të ri që do të detyronte Departamentin e Shtetit të raportojë rregullisht në Kongres për aktivitetet hibride ose të luftës së fshehtë që u atribuohen Rusisë. Projektligji, i njohur si Warning Allies and Tracking Covert Hostilities by Russia (WATCH Russia Act), vjen mes shqetësimit në rritje për sabotazhe, sulme kibernetike dhe operacione të tjera të fshehta në Evropë, raporton RFE/RL nga Uashingtoni. Propozimi u bë publik më 18 nëntor nga përfaqësuesi demokrat Wesley Bell. Në një deklaratë, ai theksoi se sulmet ruse ndaj aleatëve nuk duken gjithmonë si luftë tradicionale. Sipas tij, akti do të sigurojë që Kongresi t'i shohë këto taktika për atë që janë dhe të mund të përgjigjet në mënyrë efektive. Bell shtoi se presidenti...
Burimi:
kohajone.com