Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria e Tiranës jep pretencën dhe kërkon 35 vite burg për autorin! Historia e një hakmarrjeje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për shtetasin Vladimir (Valmir) Kola, të akuzuar për vrasjen me paramendim, për motive hakmarrjeje, të shtetasit Briken Sanaj, në zonën e “Kodrës së Diellit” më 30 tetor 2022. Ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes autorit të dyshuar dhe vëllait të viktimës. Në përfundim të hetimeve për procedimin penal të vitit 2022, Prokuroria vlerësoi se Kola e kishte planifikuar vrasjen për t’u hakmarrë për konfliktin e ndodhur vite më parë me shtetasin R.Sanaj, vëllain e viktimës. Sipas hetimeve, pas krimit ai kishte ndërmarrë veprime për të shmangur gjurmimin, duke hyrë dhe dalë nga Shqipëria përmes Malit të Zi, si dhe duke blerë automjetin e përdorur në ngjarje pa kryer procedurat noteriale. Përveç dënimit të autorit të...