No Image Available

Buxheti 10 miliardë euro/ Demo: Rritja e ekonomisë të ndihet në çdo familje shqiptare

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka prezantuar disa nga masat që parashikohen në projektbuxhetin e vitit 2027, i cili kap vlerën e mbi 10 miliardë eurove. Sipas tij, synimi është që rritja ekonomike të përkthehet në më shumë mbështetje financiare për familjet shqiptare, lehtësim të shpenzimeve të përditshme dhe përmirësim të sigurisë publike. Demo bëri të ditur se projektbuxheti parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët, ndërsa familjet e reja do të përfitojnë bonusin e bebeve çdo muaj deri në moshën 5 vjeç të fëmijës. Në paketën e mbështetjes përfshihet edhe dyfishimi i ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara. Një tjetër masë e përmendur nga ministri është rritja e bursave për studentët në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë. Gjithashtu,...