Revolta Studentire kundër Ramës/ Reagon Ambasada e SHBA: U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi
Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të radhazi e shoqëruar me përplasje të forta mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Studentët dhe të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në deklaratën e ambasadës. “Qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme”, vijon deklarata e ambasadës amerikane, ndërsa shton se “dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar”. Reagimi Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve...
Burimi:
syri.net