Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë urimin e tij për 114-vjetorin e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, përmes një postimi në rrjetet sociale. Nga Vlora, qyteti ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, kreu i shtetit u është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një mesazh urimi. Begaj shprehet se shqiptarët janë krenarë për historinë e tyre dhe se duhet të besojnë tek forca e unitetit. Begaj e cilëson këtë përvjetor si një mundësi për të ecur drejt më shumë zhvillimi, përparimi dhe shprese për të ardhmen e vendit. “Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”, shkruan presidenti.