Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku përkujton komandantin legjendar, Adem Jashari. Në reagimin e tij, Rama e cilëson ditën e sotme të bekuar për të gjithë shqiptarët, ndërkohë kujton dhe ditëlindjen e Jasharit. “Në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, ashtu si prej shumë vitesh kujtojmë me respekt edhe lindjen e ADEM JASHARIT, Komandantit Legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës”– shkruan Rama. Kujtojmë se kryeministri ndodhet në qytetin e Vlorës, ku mori pjesë në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit, me rastin e 114-vjetorit të policisë. Ndërkohë, në kryeqytet ka nisur me tensione dhe përplasje të dhunshme protesta e qytetarëve.
Burimi:
javanews.al