Reuters: Trump fal shumë zyrtarë të dënuar për korrupsion, shumica republikanë
Presidenti amerikan Donald Trump ka falur të paktën 85 zyrtarë publikë të akuzuar ose të dënuar për korrupsion gjatë dy mandateve të tij. Sipas një analize të agjencisë Reuters, shumica e tyre janë republikanë ose mbështetës të lëvizjes së tij politike MAGA. Mes personave të falur janë 36 zyrtarë të zgjedhur si republikanë dhe 19 të tjerë të emëruar në poste politike nga kjo parti. Vetëm katër prej tyre njiheshin si demokratë, ndërsa për 17 të tjerë nuk u përcaktua përkatësia politike. Sipas Reuters, faljet kanë ndihmuar gati tre të katërtat e 85 zyrtarëve të shmangin burgun, të lirohen më herët ose të mos përballen me gjykimin dhe dënimin. Në total, ata kanë shmangur rreth 130 vite burg dhe mbi 15 milionë dollarë gjoba e...
Burimi:
javanews.al