Resortet në zonat e mbrojtura, SPAK regjistron kallëzimin penal për “Albanian Files” të Ramës

Resortet në zonat e mbrojtura, SPAK regjistron kallëzimin penal për “Albanian Files” të Ramës

SPAK ka regjistruar një procedim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish, lidhur me projektet turistike në zonat e Zvërnecit, Rrjollit dhe Divjakë-Karavastasë. Sipas burimeve, hetimi është regjistruar për disa vepra penale, por deri më tani nuk ka persona të identifikuar zyrtarisht si të dyshuar apo nën hetim. Kallëzimi i drejtohet kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private që lidhen me projektet turistike në këto zona. Si bazë për pretendimet janë përdorur materialet e njohura si “The Albanian Files”, që përmbajnë të dhëna mbi resortet e planifikuara në zona të mbrojtura, si dhe “Dosjet e KKT-së”, një bazë të dhënash me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit. Në kallëzim kërkohet hetim për shpërdorim...