Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, përjashtim bën vetëm Gjirokastra dhe Skrapari

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, përjashtim bën vetëm Gjirokastra dhe Skrapari

Foto ilustruese TIRANË- Shiu ka shuar më shumë se 90% të vatrave të zjarrit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit ishin evidentuar 52 vatra zjarri dhe aktualisht vetëm 2 janë ende aktive. Aktiv mbetet zjarri në zonën perëndimore të tunelit të Skërficës në Gjirokastër dhe në fshatin Spatharë të Skraparit. Ndërkohë që edhe pse janë shuar, nën monitorim janë vatrat në zonat: Parku Kombëtar i Prespës, fshati Lajthizë, bashkia Pustec; në fshatin Dishnicë, etj.  NJOFTIMI I MINISTRISË: Situata e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit: Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë...