Reshjet e shiut përmbysin kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, 22 viktima, bllokohen shumica e rrugëve

Reshjet e shiut përmbysin kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, 22 viktima, bllokohen shumica e rrugëve

22 persona kanë humbur jetën pasi përmbytjet vdekjeprurëse goditën kryeqytetin e Kongos Kinshasa më 4 prill. Përmbytjet gjithashtu kanë ndërprerë aksesin në më shumë se gjysmën e qytetit dhe aeroportin kryesor të vendit, sipas autoriteteve. Sipas ministrit të Shëndetësisë, shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga shembja e mureve. Përmbytjet kishin dëmtuar rrugën kryesore që çon në aeroport, por ajo është rihapur për trafik të lehtë dhe do të jetë e hapur plotësisht brenda 72 orëve, tha guvernatori i Kinshasa, Daniel Buba. Kujtojmë se në vitin 2022 të paktën 100 njerëz u vranë gjatë përmbytjeve të ngjashme në Kinshasa. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv