Reshjet e shiut përmbysin disa provinca në Indi, 34 të vdekur dhe qindra të tjerë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

Reshjet e shiut përmbysin disa provinca në Indi, 34 të vdekur dhe qindra të tjerë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

Të paktën 34 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet e mëdha në Indinë verilindore gjatë katër ditëve të fundit, raportuan autoritetet dhe media të hënën, teksa shërbimi meteorologjik parashikon më shumë shira. Më shumë se një mijë turistë të bllokuar në shtetin himalajan të Sikkim u evakuuan të hënën, sipas autoriteteve, ndërsa ekipet e shpëtimit të ushtrisë u vendosën në shtetin Meghalaya për të shpëtuar më shumë se 500 persona të bllokuar në zonat e përmbytura. Në Bangladeshin fqinj, të paktën katër anëtarë të një familjeje u vranë nga një rrëshqitje dheu në rajonin Sylhet,...
Burimi: Top-Channel.tv