Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten disa rrugë të Mamurrasit

Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten disa rrugë të Mamurrasit

Reshjet intensive të shiut që ranë pasditen e së premtes në zonën e Kurbinit shkaktuan përmbytje në disa pjesë të qytetit, duke krijuar probleme serioze në qarkullimin rrugor dhe infrastrukturë. Situata më e rëndë u regjistrua në lagjen “Demokracia” të Mamurrasit, ku rrugët u mbuluan nga uji, duke e bërë të vështirë lëvizjen për këmbësorët dhe automjetet. Sipas banorëve të zonës, përmbytjet janë pasojë e vërshimit të ujërave nga zonat malore përreth, të cilat nuk janë përballuar nga sistemet ekzistuese të kanalizimeve. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për zhbllokimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës në të ardhmen.
Burimi: Sot.com.al