Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Reshje shiu pas muajsh thatësire në Kukës, përmirësim i lehtë i situatës në liqenin e Fierzës
Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, veçanërisht gjatë korrikut, Kukësi është përfshirë në 24 orët e fundit nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erë të fortë. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës ka bërë të ditur se, pavarësisht intensitetit të reshjeve, qarkullimi në rrugët nacionale vijon normalisht. Reshjet janë mirëpritur edhe nga HEC-i i Fierzës, i cili prej javësh po përballet me mungesë prurjesh nga burimet kryesore që furnizojnë liqenin, rezervuarin më të madh të kaskadës së Drinit. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht niveli i liqenit të Fierzës është në kuotën 274.27 metra, ndërsa prurjet mesatare...