Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra. Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.