Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Reshje shiu dhe ulje e ndjeshme e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fillimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës. Pas orëve të mëngjesit, reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male. Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me...