Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Reportazh / Në fluturim me ndihmat mbi Gazë, pika ushqimi në një det urie
Hedhjet e ushqimeve me parashutë janë fotogjenike. Duken bukur në foto, mbushin kornizën, ofrojnë për shikuesin një simbolikë të thjeshtë dhe ngushëlluese: Ndihma nga qielli, ushqimi që ushqen, parashuta që shpëton njerëz në rënie. E kush po “bie” më shumë se palestinezët e Gazës? E megjithatë, kur të tetë parashutat hapen njëra pas tjetrës dhe qëndrojnë pezull mbi qytetin që po vdes, nuk mund të mos mendosh se kjo është, as më shumë e as më pak, kronika e një disfate. Një disfatë kolektive e maskuar si provë force, një arabesk ajror i rrezikshëm dhe spektakolar që zëvendëson vijën më efektive dhe të drejtpërdrejtë tokësore. Një alibi që i lejon qeverive evropiane të shmangin akuzat për pasivitet ndaj popullsisë së Rripit të Gazës, të goditur...