Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik! Në fund të qershorit ra në 54% të PBB

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik! Në fund të qershorit ra në 54% të PBB

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe më tej të borxhit publik. Raporti i fundit i Ministrisë së Financave tregon se borxhi publik në fund të muajit qershor 2025 ka zbritur në 54.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 54.18% që ishte në mars të 2025-ës apo 54.21% në fund të vitit të shkuar. E përkthyer në vlerë borxhi i vendit në fund të qershorit përllogaritej në 14.1 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro që ishte në mars të po këtij viti. Ndërsa...