Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!
Një rënie e ndjeshme e importeve, e nxitur nga politikat tarifore të presidentit Donald Trump, ka ndihmuar në shtytjen e rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara gjatë tremujorit prill–qershor. Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, ekonomia më e madhe në botë u rrit me një ritëm vjetor prej 3%, pas një tkurrjeje në fillim të vitit. Rimëkëmbja, më e fortë se sa pritej, reflekton luhatjet në tregti dhe nxitimin e bizneseve për të importuar mallra përpara hyrjes në fuqi të tarifave të reja. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ky zhvillim nuk është domosdoshmërisht tregues i forcës së qëndrueshme të ekonomisë. BBC raporton...