Rënia e Euros nuk ndalet as në shtator
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as në ditët e para të shtatorit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 92.16 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i këtij viti, kursi i Euros ka rënë me 4.8%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 5.8%. Viti 2026 po thellon më tej një tendencë rënëse afatgjatë të kursit të këmbimit. Nw dekadën e fundit, kursi Euro-Lek ka rënë me 27%. Me bazë vjetore, Leku është forcuar me 5.3% ndaj Dollarit Amerikan, me 4.6% ndaj Paundit Britanik dhe me 6.4% ndaj Frangës Zvicerane.
Burimi:
syri.net