REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?
“Rama, jep dorëheqjen!” është thirrja që prej rreth pesë muajsh jehon në Tiranë. Por, kë duan në vend të tij të rinjtë që protestojnë? Tre të rinj me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë nuk përmendin një kandidat për kryeministër, por kërkojnë më shumë llogaridhënie dhe përfaqësim më të mirë politik, duke mbështetur kërkesat e protestave për një qeveri teknike dhe reformimin e Kodit Zgjedhor, që do të mundësonin konkurrencë më të barabartë zgjedhore. Prej nëntë ditësh, protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama janë përshkallëzuar dhe janë shoqëruar me episode dhune. Rama ka ofruar dialog, por ftesa e tij për takim është refuzuar. Pa një emër, por me kërkesa të qarta Emir Leçini, student në vitin e parë të masterit në...
Burimi:
kohajone.com