REL: Paralajmërimi për varrosjen e Mlladiqit me nderime, “mesazh i rrezikshëm” për boshnjakët në Serbi
“Unë, në asnjë mënyrë, nuk do të jem pjesë e atij varrimi [të Ratko Mlladiqit]”, thotë për Radion Evropa e Lirë ministri i Turizmit dhe Rinisë i Serbisë, Husein Memiq. “Ratko Mlladiq është një njeri që është dënuar nga Tribunali i Hagës dhe për këtë nuk ka më çfarë të thuhet”, thotë Memiq, i cili është pjesë e Qeverisë së Serbisë nga radhët e Partisë Demokratike të Sanxhakut. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, kjo parti garoi në kuadër të listës së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe. Reagime të ashpra nga pjesëtarët e pakicës kombëtare boshnjake në Serbi pasuan paralajmërimin e ministrit serb të Drejtësisë, Nenad Vujiq, se krimineli i dënuar i luftës, Ratko Mlladiq, do të varroset në Serbi “me nderimet më të larta shtetërore”....
Burimi:
kohajone.com