Burimi:
Top-Channel.tv

Rekordi historik për arin, çmimi tejkalon 3200 dollarë! Franga zvicerane e ndjek pas
👁3487
Çmimi i arit ka tejkaluar 3200 dollarë për 28.3 gram për herë të parë pasi investitorët i drejtohen të ashtuquajturave asete të sigurta. Franga zvicerane, një tjetër aset strehë e sigurt, arriti një nivel të ri të lartë të dekadës ndaj dollarit, ndërkohë që shitja masive e bonove të thesarit amerikan, e parë në fillim të kësaj jave, vazhdon. “Fluturimi masiv drejt sigurisë… e gjithë kjo pasqyron mungesën e qartësisë në tregjet financiare sot,” tha Olivier d’Assier, nga firma e menaxhimit të investimeve SimCorp, për BBC. ” Tani jetojmë në një botë pa rregulla, madje edhe për tregti, siguri, shëndet,...