Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Regjimi i Ramës ka shkatërruar zgjedhjet’/ Nesho: Duhet qeveri teknike dhe protestë deri në rrëzimin e autokracisë!
👁2641
Ambasadori Agim Nesho, i ftuar në Syri TV me gazetaren Armela Ferko, deklaroi se vendi ndodhet përballë një krize të thellë demokratike, ku regjimi i Edi Ramës, ka shkatërruar parimet bazë të zgjedhjeve të lira dhe ka uzurpuar institucionet përmes autokracisë dhe korrupsionit. Sipas ambasadorit, Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri teknike që të garantojë kushte reale për zgjedhje të ndershme dhe konkurruese, në mënyrë që qytetarët të mund të votojnë të lirë dhe të legjitimojnë institucionet përfaqësuese. Nesho i cilësoi zgjedhjet e fundit si një “masakër zgjedhore”, e paprecedentë në përmasat e saj, e cila, sipas tij ishte...