“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, ka zbuluar disa nga faktorët që çuan Partinë Socialiste në propozimin për uljen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 46. Ai sqaroi se sot shumë bashki nuk i ushtrojnë dot funksionet që kanë, për shkak të burimeve njerëzore dhe financiare. “Ne kemi bërë një analizë të detajuar për një periudhë të gjatë kohe për të vlerësuar situatën e bashkive. Qëllimi kryesor i analizës është se ku është pikëprerja më e mirë e mundshme mes dy elementëve. Nga njëra anë, krijimi i eficencës administrative, që të ketë mundësi që një bashki t’i ushtrojë siç duhet funksionet që ka. Sot bashkitë kanë 42 funksione ligjore, 36 prej të cilave buxhetore”, tha mes të tjerash...