Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma administrativo-territoriale dhe ndikimi i saj në ofrimin e shërbimeve për qytetarët ishin në fokus të prezantimit të bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, në Komisionin për Çështjet Ligjore.Mazniku e cilësoi reformën një çështje që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve, duke nisur nga pastrimi, ndriçimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, deri te shërbimet në shkolla dhe furnizimi me ujë.Gjatë prezantimit, ai solli në vëmendje punën e zhvilluar për rreth nëntë muaj nga Komisioni i Posaçëm, i cili u ngrit me përfaqësim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës, por me përpjekjet e vazhdueshme të opozitës për të penguar dhe bllokuar punën e komisionit. Sipas Maznikut, Komisioni zhvilloi 23 mbledhje dhe seanca dëgjimore, ndërsa në konsultimet publike në 11 qarqe morën pjesë...