Reforma Territoriale/ Ibrahimaj: Bashki më të forta dhe shërbime të digjitalizuara për qytetarët

Reforma Territoriale/ Ibrahimaj: Bashki më të forta dhe shërbime të digjitalizuara për qytetarët

Drejtori i Financave Vendore, Fran Ibrahimaj, e ka cilësuar Reformën Territoriale si të nevojshme për forcimin e bashkive, rritjen e efikasitetit të pushtetit vendor dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Sipas tij, digjitalizimi dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale do të luajnë një rol të rëndësishëm në afrimin e shërbimeve me qytetarët. Në  “NewsRoom” në ABC News, Ibrahimaj foli për rëndësinë e miratimit të Reformës Territoriale, duke theksuar se vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive, por te krijimi i njësive vendore më të forta dhe më funksionale. Ai nënvizoi se reforma e re duhet të vlerësohet në bazë të efektivitetit dhe aftësisë për të përmirësuar funksionimin e bashkive. “Mendoj që reformat janë gjithmonë të mirëpritura dhe të nevojshme. Pas viteve ’90 është...