Reagon Brukseli: Konferenca e radhës ndërqeveritare mund të jetë më 15 dhjetor
Shqipëria ishte në axhendën e diskutimeve të Bashkimit Evropian të premten, 13 nëntor, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Në Bruksel u zhvillua një mbledhje e Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, ku u shqyrtuan disa prej kapitujve të negociatave për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Për Shqipërinë, në rendin e ditës ishin diskutimet mbi qëndrimet e përbashkëta të BE-së për tre kapituj të rëndësishëm të negociatave. Konkretisht, Kapitulli 7, që lidhet me të drejtën e pronësisë intelektuale, Kapitulli 6 për të drejtën e shoqërive tregtare, si dhe Kapitulli 13, që përfshin peshkimin dhe akuakulturën. A2CNN pyeti Bashkimin Europian nëse ka një vendim lidhur me qëndrimet e përbashkëta të BE-së për këta tre kapituj. Sipas BE-së, “nevojitet...
Burimi:
javanews.al