Reforma Territoriale/ Elezi: Bashki me më pak kosto, më shumë shërbime dhe staf të specializuar në bujqësi

Reforma Territoriale/ Elezi: Bashki me më pak kosto, më shumë shërbime dhe staf të specializuar në bujqësi

Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Elezi ka deklaruar se reforma e re territoriale synon të përmirësojë shërbimet për qytetarët, të ulë kostot administrative dhe të rrisë cilësinë e administrimit në nivel vendor. Sipas tij, bashkitë e reja do të kenë më shumë funksione dhe staf të specializuar, veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Në një intervistë në emisionin “NewsRoom” në ABC News, Elezi u shpreh se thelbi i reformës qëndron te shërbimet, financat dhe administrimi, ndërsa pranoi se ndryshimet kanë shkaktuar diskutime dhe pasiguri lidhur me mënyrën se si do të funksionojë organizimi i ri territorial. “Zemra e reformës janë shërbimet, financat dhe administrimi. Diskutimet për këtë reformë janë të natyrave të ndryshme dhe kanë të bëjnë edhe me një pasiguri se çfarë mund të ndodhë...