Referencat për hotelet, Tatimet udhëzojnë bizneset si t’i lëshojnë faturat saktë

Referencat për hotelet, Tatimet udhëzojnë bizneset si t’i lëshojnë faturat saktë

Pak muaj nga miratimi i vendimit që vendoste referenca për strukturat akomoduese sa i takon kapacitetit të shfrytëzimit duke e ndarë vitin në dy periudha, Administrata Tatimore sqaroi së fundmi specifikat që duhet të kenë faturat që lëshojnë hotelet për ta lehtësuar raportimin.Kjo lidhej me elementë të tillë si vendosja e emërtimit “dhomë” në përshkrimin e artikullit, specifikimi i qartë I kohëzgjatjes apo ndarja e qartë e shërbimeve që përfitojnë më pas nga TVSH-ja e reduktuar në nivelin 6 për qind.“Në prag të sezonit veror, Administrata Tatimore rikujton të gjithë tatimpaguesit me aktivitet strukturat akomoduese, të ndjekin udhëzimet e mëposhtme për të siguruar zbatimin efektiv të VKM-së nr. 160 datë 12.03.2025 “Për përcaktimin e periudhës së shfrytëzimit dhe të nivelit minimal të kapacitetit të shfrytëzimit...