Reagon zv.kryeministrja: Shqipëria nuk ka nevojë për kaos e as të digjet për të ndryshuar
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar nga protestat dhe aktet e dhunës në Tiranë. Koçiu ka dënuar dhunën dhe shkatërrimin e pronës, duke rikujtuar pasojat që ka sjellë kaosi në të kaluarën. Ajo ka bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e institucioneve dhe sigurisë publike. “Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione, u shkatërrua prona dhe vendi u zhyt në një krizë që i kushtoi shumë vite zhvillimi, stabiliteti dhe besimi. Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot. Pamjet e dhunës, flakëve dhe përplasjeve në Tiranë, na kujtojnë...
Burimi:
argjiroja.net