Reagime pas krizës së mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Reagime pas krizës së mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Dy herë dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës këtë javë. Shkak u bënë mosmarrëveshjet procedurale mes partive politike që siguruan vende në parlament pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ambasadorë të vendeve të QUINT-it u shprehën kritikë për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë u kanë bërë thirrje partive politike që të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve. Thirrja erdhi pas dështimit edhe të tentativës së dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të enjten (17.04.), pasi kryesuesi më i vjetër në moshë i Kuvendit nuk hodhi në votim në seancën e 17 prillit...
Burimi: Kohajone.com