REAGIM NGA AMERIKA: DHUNA DISKREDITON PROTESTEN, NDRYSHIMI PUSHTETIT BEHET VETEM ME VOTE
Profesori amerikan Daniel Serwer, ekspert i politikës së jashtme në Universitetin Johns Hopkins dhe ish-diplomat i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka reaguar ndaj përshkallëzimit të protestave në Tiranë, duke paralajmëruar se dhuna mund të dëmtojë jo vetëm kauzat e protestuesve, por edhe stabilitetin politik të Shqipërisë. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Serwer theksoi se protestat janë një e drejtë legjitime në një shoqëri demokratike, veçanërisht kur qytetarët kanë pakënaqësi për çështje të ndryshme, nga problemet e studentëve deri te projektet e ndërtimit. Megjithatë, sipas tij, përdorimi i dhunës e zhvendos vëmendjen nga kërkesat e protestuesve dhe dëmton besueshmërinë e tyre. Duke kujtuar përvojën e tij në Shqipëri pas rënies së skemave piramidale në vitin 1997, profesori amerikan paralajmëroi për pasojat...
Burimi:
ntv.al