Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rasti Negreira, Real Madrid kërkon edhe 6 muaj hetime ndaj Barcelonës
9 Korrik 2025 17:54 Telesport Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u akuzua për ryshfet, duke iu referuar disa pagesave të bëra ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, i cili në atë kohë ishte në shërbim të Federatës. Gjykata i cilësoi ryshfet ato pagesa. Bëhej fjalë për rreth 8 mln euro nga viti 2001 deri në vitin 2018. Klubi madrilen ka kërkuar gjykatës që të zgjasë hetimet nga 1 shtatori 2025 deri në mars 2026, në...