Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një mesazh të qartë këtë të hënë gjatë ceremonisë së prezantimit të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Vëllimi II”, ku të pranishëm ishin gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Zaçaj i dha një mesazh të drejtpërdrejtë Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, ku i tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar. Zaçaj paralajmëroi se çdo tendencë për të anashkaluar vendimet e saj cenon besimin publik në drejtësi dhe rrezikon themelet e qeverisjes demokratike. “Mos të harrojmë se, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese,...