Rasti i murtajës te bagëtitë në Shqipëri, drejtori i shërbimit veterinar: Nuk kërcënon shëndetin e njerëzve

Rasti i murtajës te bagëtitë në Shqipëri, drejtori i shërbimit veterinar: Nuk kërcënon shëndetin e njerëzve

Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Veterinar në Shkodër, Sulejman Kullolli ka folur në lidhje me fermën e cila është karantinuar prej ditësh në fshatin Postribë. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se është konfirmuar në këtë fermë është konfirmuar rasti i Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR). Kullolli në lidhje me këtë rast është shprehur se do të eleminohen kafshët e prekura. Ai theksoi se do të izolohet zona deri në 10 km nga ferma. Më tej ai shtoi se sëmundja prek kafshër e imta, por nuk kërcënon shëndetin e njerëzve. Kullolli u bëri thirrje fermerëve që në rast se kanë dyshime, menjëherë te lajmërojë shërbimin veteriner më të afër për të shqyrtuar rastin. “Siç jeni në dijeni, për herë të...