Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier’, Koçiu: Pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut
👁9356
Një ndërhyrje e suksesshme mjekësore është kryer në Spitalin Memorial në Fier, ku falë procedurës së trombektomisë, mjekët arritën të rikanalizojnë plotësisht një enë gjaku të bllokuar te një pacient 47-vjeçar që kishte pësuar goditje cerebrale. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila e cilësoi rastin një shembull suksesi të arritur falë reagimit të menjëhershëm të ekipit mjekësor dhe përdorimit të teknologjisë moderne. Sipas ministres Koçiu, pacienti kishte shfaqur shenja të qarta të një insulti cerebral, si pamundësi për të folur dhe për të lëvizur anën e majtë të trupit, dhe...